Ndërlidhjet

Hiri vullkanik shkakton telashe në Evropë



Hiri vullkanik nga Islanda po shkakton telashe të reja në Evropë.

Britania tha se i ka mbyllur aeroportet Hitrou dhe Gejtuik në jug të Londrës, të paktën deri në orën 8 sipas kohës së Evropës Qendrore.

Pjesë tjera të hapësirës ajrore britanike gjithashtu u mbyllën gjatë fundjavës.

Aeroportet në Amsterdam dhe Roterdam u mbyllën për të paktën tetë orë duke filluar nga ora 6 e mëngjesit.

Muajin e kaluar, hiri vullkanik bëri që shumë vende të Evropës t’a mbyllin trafikun ajror.
XS
SM
MD
LG