Ndërlidhjet

Berlini kërkon reforma në eurozonë


Gjermania kërkon që në vendet e eurozonës të bëhen reforma gjithëpërfshirëse, shkruan "Financial Times", për të shtuar se Berlini angazhohet për modelin gjerman në eurozonë.

Sipas gazetës, qeveria gjermane do t'u bëjë trysni vendeve tjera të eurozonës që ta pranojnë verzionin gjerman të Ligjit për Buxhetin e Balancuar, si pjesë e reformave të thella, që do të duihej të ndihmojnë stabilizimin e euros.

"Financial Times" shkruan se insistimi i Gjermanisë për të forcuar disiplinën financiare brenda eurozonës, bazohet mbi kornizën ligjore, e cila nuk i lajon qeverisë federale në Berlin që deri në vitin 2016 të ketë deficit buxhetor më shumë se 0.35 % nga bruto prodhimi shoqëror.
XS
SM
MD
LG