Ndërlidhjet

Sejdiu: Kosova, vetëm si e barabartë



“Sa i përket pavarësisë dhe lirisë sonë nuk jemi aspak të gatshëm të diskutojmë statusin e Kosovës. Kushtetuta jonë, që bazohet në parimet e demokracisë dhe të lirisë, garanton të njëjtat të drejta për të gjitha grupet e popullsisë. Ne nuk duam duam të jetojmë nën sundimin serb. Qytetarët tanë nuk duan të jetojnë nën një sistem aparteidi dhe të vriten prej tij. Statusi që përmend Serbia është ai i kolonisë. Serbia ka tendencë të marrë një pozicion hegjemonist ndaj të tjerëve. Pavarësisht të gjithave ne do të ruajmë një qasje miqësore ndaj Serbisë. Ka shumë çështje që ne mund të diskutojmë dhe që janë në interes të të dyja vendeve. Por ne nuk do të diskutojmë për statusin apo për ndarjen e Kosovës”, ka deklaruar presidenti Fatmir Sejdiu.

Në një intervistë dhënë për EurActiv Sejdiu përsërit qëndrimin se Kosova do të marrë pjesë në takimet rajonale vetëm si e barabartë.

I pyetur për takimin e 2 qershorit në Sarajevë Sejdiu thekson se “do të marrim pjesë nëse kushtet për pjesëmarrjen tonë janë të njëjta si për çdo shtet tjetër”.

Presidenti i Kosovës ka nënvizuar se do të jetë e papranueshme pjesëmarrja nën tabelën “Kosovë-UNMIK” apo ndonjë tabelë të ngjashme që i referohet rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG