Ndërlidhjet

SHBA: Obama e nënshkruajti aktin për liri të shtypit në botë


Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin synohet më tepër mbrojtje për lirinë e shtypit në mbarë botën.

Ky akt është emëruar sipas gazetarit Daniel Pearl, i cili ishte vrarë nga militantët në Pakistan, në vitin 2002.

“Në mbarë botën ka gazetarë dhe blogerë jashtëzakonisht të guximshëm, të cilët në rrezik të madh për ta, po përpiqen të hedhin dritë në çështje kritike, me të cilat ballafaqohen njerëzit në vendet e tyre, e që janë në vijat e para kundër tiranisë dhe shtypjes”, tha mbrëmë Barak Obama, gjatë nënshkrimit të ligjit.

Ai tha se me këtë akt, dërgohet një mesazh i fuqishëm i qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe Departamentit të shtetit, se i kushtojnë kujdes se si qeveritë po veprojnë lidhur me shtypin.
XS
SM
MD
LG