Ndërlidhjet

Kabul: Konfirmohet vdekja e pesë ushtarëve amerikanë



NATO tha se gjashtë ushtarë të aleancës, përfshirë pesë trupa amerikane, janë në mesin e 18 njerëzve që e humbën jetën nga sulmi vetëvrasës me automjet bombë në Kabul.

Ministria e brendshme e Afganistanit tha se 12 civilë afganë gjithashtu janë në mesin e të vrarëve.

Shumica e tyre udhëtonin në një autobus publik. Të paktën 47 vetë janë plagosur.

Sulmuesi e aktivizoi automjetin me eksploziv në çastin kur automjetet e NATO-s po kalonin afër parlamentit dhe ndërtesave tjera qeveritare.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, e ka pohuar përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se sulmuesi vetëvrasës i kishte aktivizuar 750 kilogramë eksploziv në veturën e tij.
XS
SM
MD
LG