Ndërlidhjet

Klinton: Rusia, Kina u dakorduan me propozim rezolutën për Iranin



Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina kanë rënë dakord për një propozim rezolutë të fuqishme të Kombeve të Bashkuara për sanksione kundër Iranit.

Duke përkujtuar se Shtetet e Bashkuara kanë punuar me partnerët ndërkombëtarë për të hartuar një projekt rezolutël mbi Iranin, Klinton tha se SHBA “kanë arritur marrëveshje për një propozim të fuqishëm në bashkëpunim me Rusinë dhe Kinën”.

“Duke respektuar rivalët e mundshëm, fakti se SHBA dhe Rusia po punojnë bashkë, nuk është lajm i mirë. Ata nuk janë të lumtur ta shohin këtë nivel të bashkëpunimit. Ata nuk janë të lumtur se Kina dhe Rusia e kanë nënshkruar këtë propozim rezolutë”, tha kryediplomatja amerikane.

Klinton tha se rezoluta do të qarkullojë në Këshillin e Sigurimit që sot.

Njoftimi u bë përkundër marrëveshjes e cila parashikon që që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit të pasuruar në Turqi, në këmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran.

Më herët, ministri i Jashtëm i Turqisë Ahmet Davutogllu u bëri thirrje fuqive perëndimore që të mos i rrezikojnë gjasat e marrëveshjes me sanksione të reja.
Davutogllu, bashkë me homologët e tij brazilianë dhe iranianë, është një nga nënshkruesit e marrëveshjes që Irani ta dërgojë uraniumin në Turqi.
XS
SM
MD
LG