Ndërlidhjet

Bangkok: Të vrarë e të plagosur në protesta



Ka informacione për viktima si rezultat i ndërhyrjes së forcave të sigurisë në protestën e opozitës në Tajlandë. Trupat qeveritare prishën barrikadat prej bambuje, me qëllim shpërndarjen e protestuesve.

Forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ka pasur të shtëna në ajër, çfarë ka çuar në përleshje të armatosura mes protestuesve dhe forcave qeveritare. Njoftohet për së paku katër të vdekur dhe 50 të plagosur. Një gazetar italian besohet se është në mesin e viktimave.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, si rezultat i protestave në Tajlandë, janë vrarë 40 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.
XS
SM
MD
LG