Ndërlidhjet

ENEMO: Zgjedhjet arritën shumë standarde



Zgjedhjet për këshillat komunalë dhe për kryetarët e komunave në Kosovë, të zhvilluara në vitin 2009, kanë përmbushur shumë nga standardet ndërkombëtare. Ky është një nga përfundimet e raportit të përgatitur nga Rrjeti Evropian i Organizatave për Vëzhgimin e Zgjedhjeve, ENEMO.

Megjithatë situata politike komplekse ka rezultuar në pamundësinë e një pjese të zgjedhësve, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në një numër zonash.
Lehtësimi i procedurave të votimit e në veçanti i atyre të numërimit e thjeshtëzoi procesin në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarët e komunave. Zgjedhjet e nëntorit 2009 nxorrën në pah se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ende varet nga ndihma prej institucioneve të tjera, veçanërisht atyre ndërkombëtare.

Shumica e partive politike të pakicave etnike janë shprehur të kënaqura me procesin zgjedhor, ndonëse janë përballur me mungesë fondesh për fushatën zgjedhore. Fokusi ka qenë në pjesëmarrjen e bashkësisë serbe. 22 parti e grupime politike u regjistruan për të marrë pjesë në zgjedhje, por në të njëjtjën kohë, thirrjet për mospjesëmarrje kanë qenë të fuqishme, përfshi ato nga Kisha Ortodokse Serbe.

Një nga vështirësitë kryesore të këtyre zgjedhjeve lidhej me hartimin e listës së votuesve. Mangësitë në regjistrin civil shkaktuan probleme dhe në listat e votuesve, megjithë përpjekjet e KQZ-së.

Sjellja e pavendosur e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa krijoi situata shumë të paqarta lidhur me mundësinë e ribotimit në komunat e Prizrenit, Gjilanit dhe Lipjanit.
XS
SM
MD
LG