Ndërlidhjet

Somalia njeh Republikën e Kosovës



Republika e Somalisë është vendi i 69 që e ka njohur sot më 19 maj, zyrtarisht Republikën e Kosovës, njoftoi ministria e Jashtme në Prishtinë.

Me një notë diplomatike drejtuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Ministria e Jashtme e Republikës së Somalisë konfirmon vendimin e qeverisë së këtij vendi për njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran.

Më tej thuhet se vendimi është marrë në bazë të kërkesës zyrtare për njohje të nënshkruar nga presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Po ashtu në notë thuhet se qeveria e Somalisë është e vetëdijshme për kontributin vital që Republika e Kosovës ka dhënë për stabilitetin dhe koekzistencën paqësore në Ballkan.
XS
SM
MD
LG