Ndërlidhjet

Kermabo: EULEKS-i i fokusuar në sundimin e ligjit në Kosovë


Shefi i EULEKS-it në Kosovë, Iv dë Kermabo, deklaroi se ky mision, kohëve të fundit, ka bërë punë të rëndësishme lidhur me varrezën e mundshme masive në Rashkë.

Pas një takimi të sotëm në Prishtinë, të Bordit për sundimin e ligjit, që së bashku kryesohet nga shefi i EULEKS-it dhe zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi, zoti Kermabo tha se “të gjitha aktivitetet po zhvillohen me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë” dhe shtoi se, meqë ky është edhe “qëllim i qeverisë, me të cilën kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, ky trend po vazhdon”.

Zoti Kuçi ka shprehur mirënjohje për punën e EULEKS-it në sferën e sundimit të ligjit në kontekstin e proceseve integruese të Kosovës në BE, thuhet pos tjerash, në një deklaratë të përbashkët nga takimi i Bordit, që u mbajt në selinë e EULEKS-it në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG