Ndërlidhjet

Tajlandë: Vazhdohet ora policore



Autoritetet në Tajlandë e kanë vazhduar orën policore në Bangkok dhe 23 provinca tjera edhe për tri netë, pas sulmit vdekjeprurës të armatës ndaj protestuesve antiqeveritarë në kryeqytet.

Armata tha se ora policore do të jetë në fuqi deri të shtunën në mbrëmje.

Masat u miratuan të mërkurën pas trazirave në Bangkok që pasuan shtypjen e një proteste nga ana e forcave të armatës. Raportohet për të paktën 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.
XS
SM
MD
LG