Ndërlidhjet

Obama: Vazhdojmë të kërkojmë sanksione kundër Iranit



Presidenti amerikan Barak Obama ka folur me telefon me kryeministrin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Shtëpia e Bardhë tha se Obama i ka thënë Erdoganit se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i shtyjnë përpara përpjekjet për sanksione të reja të KB kundër Iranit, përkundër marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili, sipas së cilës, Irani do të dërgonte një pjesë të uraniumit të pasuruar në Turqi në këmbim për karburant bërthamor.

Obama ia ka theksuar Erdoganit “shqetësimet e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare rreth programit bërthamor të Iranit”, dhe se njoftimi i fundit i Teheranit se do të vazhdojë pasurimin e uraniumit në nivele të larta “nuk ndërton besimin”.
XS
SM
MD
LG