Ndërlidhjet

Berlin: Merkel kërkon fushatë për taksa në tregjet financiare


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se do të bëjë fushatë për taksa në tregjet financiare.

Duke folur një një samit ndërkombëtar për normat financiare, sot në Berlin, Merkel tha se qeveria e saj do të fillojë fushatën në samitin e G-20-ës në Kanada, në muajin qershor.

Merkel pranoi se taksat në tregjet financiare do të jetë vështirë të arrihen në samitin e G-20-ës, duke thënë se “kjo është diçka që nuk do të gjejë marrëveshje në drekën tonë të parë”. Ajo tha se taksat e tilla nuk do t’i “shkatërrojnë tregjet”.
XS
SM
MD
LG