Ndërlidhjet

Hyseni, Meta: Përshëndetet rezoluta e OKI-së për Kosovën


Ministri i jashtëm, Skender Hyseni, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për Kosovën, në Organizatën e Konferencës Islamike, në sesionin e saj të 37, që u mbajt në Dushanbe të Taxhikistanit.

Me këtë rast zoti Hyseni i falënderoi të gjitha vendet anëtare të kësaj konference për votim unanim për rezolutën, e veçanërisht diplomacinë e Shqipërisë, e cila ishte inicuese e saj, ka njoftuar ministria e jashtme e Kosovës.

Nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ka marrë pjesë në këtë seancë, ka vlerësuar se rezoluta “Mbi situatën në Kosovë”, është “dëshmi e qartë e mbështetjes së fuqishme të vendeve anëtare të OKI-së, ndaj shtetit të ri të Kosovës” dhe ka shtuar se “”miratimi i rezolutës, nga të gjitha vendet anëtare, e veçanërisht nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dëshmon për një klimë të re në marrëdhëniet e OKI-së me Kosovën”.

Zoti Meta ka shprehur besim se “vende të tjera të kësaj organizate pritet ta njohin Kosovën, në të ardhmen e afërt”.

Takimi në Dushanbe ishte i nivelit të ministrave të jashtëm.
XS
SM
MD
LG