Ndërlidhjet

Ankara: Rexhep Tajip Erdogan u takua me Hashim Thaçin


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Raportohet se zoti Erdogan ka thënë se qeveria e tij po angazhohet që Kosova të njihet nga më tepër shtete. Ai është shprehur në favor të integrimeve të Kosovës në strukturat evro-atlantike.

Kryeministri Thaçi ka shprehur falënderim, duke theksuar se Turqia ishte ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai deklaroi se me Ankaranë do të vazhdoj bashkëpunimi në shumë fusha.
XS
SM
MD
LG