Ndërlidhjet

Tadiq: Anëtarësimi në BE nuk është i kushtëzuar me Kosovën


Presidenti serb, Boris Tadiq, tha se Serbia kurrë nuk do ta pranojë njohjen e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se është i sigurt se një kusht i tillë nuk do të paraqitet, pasi Serbia kurrë nuk do ta pranojë atë.

Këto komente ai i bëri në Nikozi, pas bisedimeve me presidentin e Qipros, Dmitris Christofias.

Serbia formalisht ka aplikuar për pranim në BE, në dhjetor të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG