Ndërlidhjet

Krijohet qeliza e parë artificiale me ADN-në e njeriut



Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë zhvilluar me sukses qelizën e parë të gjallë me material sintetik. Kjo qelizë është bërë bazuar në ADN-në e njeriut.

Shkencëtarët e Institutit Kreg Venter në afërsi të Uashingtonit thanë se e krijuan së pari në kompjuter për ta transplantuar më pas në një qelizë pritëse. Mikrobi i ri i krijuar duket dhe sillet si një specie e shumuar normalisht.

Kreg Venter, themeluesoi dhe presidenti i Institutit ku u bë zbulimi deklaroi:

“Kjo është hera e parë që prodhohet një qelizë sintetike nga një kromozom sintetik. Kjo është një mënyrë e re si si t’i bëjmë gjërat në shkencë”, tha Venter.

Mbështetësit e kësaj teknologjie pohojnë se zbulimi i fundit mund të përdoret në të ardhmen për të prodhuar karburante apo vaksina ose materiale që mund të ndihmojnë për të pastruar mjedisin.

Kritikët thonë se nëse kjo teknologji bie në duart e gabuara mund të përdoret për prodhimin e armëve biologjike. Ata shtojnë se rreziku që paraqesin organizmat artificialë ende nuk është kuptuar plotësisht nga shkencëtarët.
XS
SM
MD
LG