Ndërlidhjet

Madrid: 1040 vjet burg për tre anëtarët e grupit ETA


Një gjykatë spanjolle ka dënuar tre anëtarë të grupit separatist ETA me 1040 vjet burg, për vendosjen e një makine bombë në parkingun e Aeroportit të Madridit, në vitin 2006.

Matin Sarasola, Igor Portu dhe Mikel San Sebastian u dënuan për “vrasje terroriste”, për vendosjen e bombës që vrau dy emigrantë që po flinin në makinat e tyre.

Megjithatë, ata nuk do të kalojnë më shumë se 40 vjet në burg, gjë që është koha maksimale për krimet terroriste në Spanjë.

ETA fajësohet pë vdekjen e më se 820 njerëzve gjatë fushatës së saj 40-vjeçare të bombardimeve dhe sulmeve, për krijimin e shtetit bask në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.
XS
SM
MD
LG