Ndërlidhjet

Iran: Amerikanët e burgosur takojnë nënat për herë të dytë


Tre amerikanëve të burgosur në Iran u është lejuar sot t’i takojnë nënat e tyre, për të dytën herë brenda disa ditëve. Avokati i tyre, Masoud Shafii, e konfirmoi takimin e sotëm, por nuk dha detaje të tjera.

Pas takimit të tyre të enjten, në një hotel të Teheranit, nënat e tre të arrestuarve: Shan Bauer, Sarah Shourd dhe Josh Fatal, bënë thirrje për lirimin e tyre si “një gjest humanitar”.

Tre shtetasit amerikanë ishin arrestuar nga rojet e kufirit iranian, derisa ato po kalonin nga Iraku, 10 muaj më parë. Teherani i akuzon ata për spiunazh.
XS
SM
MD
LG