Ndërlidhjet

Ban: Turqia t’i zgjidhë problemet lokale


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki-Mun, ka vlerësuar kontributet e Turqisë për paqen në botë dhe ka inkurajuar atë që të jetë më aktive në zgjidhjen e konflikteve me Armeninë dhe Qipron. Ban i bëri këto komente sot, në Universitetin Bogazici të Stambollit.

Ban tha se përpjekjet e Turqisë për ruajtjen e paqes në Liban dhe Afganistan, sikurse dhe ndërmjetësimi në kontestin e programit bërthamor të Iranit, janë të rëndësishme.

Por, ai sugjeroi që Turqia të ndërtojë raporte diplomatike me fqinjin lindor, Armeninë, dhe të gjejë momentin e rëndësishëm, sikur që bëri atëherë kur OKB-ja udhëhoqi bisedimet për t'i dhënë fund ndarjes së Qipros, më 26 maj.
XS
SM
MD
LG