Ndërlidhjet

Thaçi: Beogradi t’i harrojë bisedimet për statusin


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur planet e NATO-s për të zvogëluar numrin e trupave këtë vit, si një shenjë të besimit në sigurinë e Kosovës, dy vjet pas deklarimit të pavarësisë nga Serbia, bën të ditur agjencia Reuters.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, kryeministri Thaçi shprehu gjithashtu optimizëm se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do ta mbështesë deklaratën e pavarësisë së Kosovës, në një vendim që pritet këtë verë.

“Unë pres një opinion që do të jetë fillimi i një epoke të re, një epoke të re për Koosvën”, ka thënë Thaçi, për të shtuar se "një gjë e tillë do të hapë rrugën për anëtarësimin përfundimtar në Kombet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, si dhe do të përcillet në një fazë të re në raportet me Serbinë".

Duke folur për çështjen e bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë, Thaçi ka thënë:

“Lidhur me deklarimet që kanë qarkulluar nga dhe prej Beogradit se do të ketë bisedime për statusin e Kosovës, ata këtë duhet ta harrojnë”.
XS
SM
MD
LG