Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, po ndjek në Stamboll punimet e konferencës për Somalinë. Qëllimi i takimit është të gjejë rrugët për t’i dhënë fund kaosit e dhunës në këtë vend si dhe vendosjen e një qeverisje funksionale.
Në agjendë janë çështjet e sigurisë dhe një paltformë për të rindërtuar vendin e shkatërruar afrikan.
Somalia ka rritur shqetësimet në mesin e bashkësisë ndërkombëtare, pasi është kthyer dhe në një bazë për piratët që sulmojnë anijet tregtare dhe jo vetëm.