Ndërlidhjet

Indi: Tetë të mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit



Tetë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e aeroplanit të rrëzuar në qytetin perëndimor të Indisë, Mangalore. Nga rrëzimi i aeroplanit të Air India kanë vdekur 158 persona.

Aeroplani u përplas në autostradë, në afërsi të aeroportit të Mangalores, për shkak të motit të keq. Aeroplani Boeing 737-800 po fluturonte nga Dubai.

Piloti i aeroplanit, sipas mediave vendore, ishte një qytetar serb.
XS
SM
MD
LG