Ndërlidhjet

Ministrat britanikë vizitojnë Afganistanin



Ministri i Jashtëm dhe dy ministra konservatorë të qeverisë së re britanike kanë arritur në Afganistan. Uilliam Hejg, ministri i mbrojtjes, Lajëm Foks dhe ministri për bashkëpunim ndërkombëtar, Endrju Miçëll do të takohen në Kabul me presidentin Hamid Karzai dhe zyrtarë të tjerë afganë.

Gjatë fluturimit për në Kabul ministrat thanë se nuk do të ketë ndryshime thelbësore të politikave britanike në raport me Afganistanin.

Shefi britanik i mbrojtjes tha se megjithatë dëshiron që ushtarët britanikë të kthehen në shtëpi “sa më shpejt që të jetë e mundur”. Aktualisht Britania ka 9000 trupa në Afganistan, në kuadër të misionit të NATO-s.
XS
SM
MD
LG