Ndërlidhjet

Hyseni-Fito, diskutojnë pjesëmarrjen në konferencën e Frankofonisë



Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, ka takuar sot Ambasadorin e Francës në Kosovë, Zhan-Fransua Fito (Jean-Francois Fitou). Ky i fundit e informoi shefin e diplomacisë kosovare me përpjekjet e Parisit për pjesëmarrjen e z.Hyseni ne Konferencën e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonise, e cila do të mbahet në Nicë të Frances më 29-31 maj.

Në konferencën e Nicës, Hyseni pritet të takohet me përfaqësues nga vende të ndryshme anëtare të organizates së Frankofonisë, që nuk e kane njohur ende Kosovën si shtet.
XS
SM
MD
LG