Ndërlidhjet

Seul: Rasti i anijes së fundosur në Këshillin e Sigurimit



Korea Jugore tha se do ta ngritë rastin e anijes së fundosur në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Zyra e presidentit tha se presidenti Li Mjung-bak do ta bëjë të qartë këtë të hënën në një fjalim për incidentin me Korenë Veriore.

Javën e kaluar, Seuli i zbuloi gjetjet e raportit, i cili konkludoi se nëndetësja verikoreane ka shkrepur një torpedo në luftanijen "Cheonan", duke vrarë 46 marinarë.

Korea Veriore i ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG