Ndërlidhjet

Abas pranon parimin e shkëmbimit të territoreve



Presidenti Mahmud Abas, ka konfirmuar se Autoriteti palestinez e pranon parimin e shkëmbimit të territoreve me Izraelin, por ka mohuar se është arritur ndonjë marrëveshje.

Abas ka theksuar se është rënë dakord mbi parimin e shkëmbimit të ndërsjellë të tokës së "vlerës dhe cilësisë së njëjtë", por shtoi se nuk është arritur marrëveshje.

Bisedimet indirekte ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve filluan në 9 maj me ndërmjetësimin e SHBA-ve, dhe deri tash janë mbajtur dy raunde bisedimesh.
XS
SM
MD
LG