Ndërlidhjet

Kinë: Bashkëpunim me SHBA për krizën globale



Ministri kinez i Financave, Ksie Ksuren, tha se Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet t'a forcojnë stabilitetin ekonomik dhe bashkërendimin politik për t'i luftuar rreziqet që i kanosen rimëkëmbjes globale nga kriza e borxheve në Evropë.

Ksie i bëri këto komente para bisedimeve të nivelit të lartë me zyrtarët amerikanë, që të hënën mbahen në Pekin.

Sot, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton tha se ajo do t'u kërkojë kinezëve “marrëdhënie më të baraspeshuara” me Shtetet e Bashkuara.

Para nisjes nga Shangai në Pekin, Klinton tha se ka nevojë për një fushë loje ku kompanitë kineze dhe ndërkombëtare do të konkurronin haptas dhe lirshëm.

Klinton tha se do të kërkojë nga pala kineze më shumë transparencë, qasje të lirë në tregjet, dhe zbatim të të drejtave të autorësisë.

XS
SM
MD
LG