Ndërlidhjet

Gaza: Sulmohet kampi i fëmijëve



Persona të armatosur kanë djegur dhe vandalizuar një kamp veror të Kombeve të Bashkara që u ngrit për fëmijë në Rripin e Gazës.

Ata gjithashtu kanë lënë një letër kërcënuese për kreun e operacioneve humanitare të OKB, Xhon Ging, i cili u zotua se kampi do të ngritet ashtu siç ishte planifikuar.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e mbrëmshëm, i cili duket të jetë kryer nga ekstremistët islamistë.

Lëvizja islamiste Hamas, e cila ka pushtetin në këtë territor palestinez, tha se përgjegjësit do të zbulohen.

XS
SM
MD
LG