Ndërlidhjet

Hetime për rrjedhjen e naftës në Gjirin e Meksikës



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha se ka formuar një komision dypalësh për të hetuar rrjedhën e naftës në Gjirin e Meksikës.

Në fjalimin e përjavshëm radiofonik, Obama tha se agjencitë përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar derdhje të ngjashme të naftës në det.

Njolla e madhe e naftës tashmë u është afruar brigjeve të Luizianës.

Zyrtarët e kompanisë British Petroleum (BP) ende nuk kanë arritur të ndalin rrjedhën e naftës nga shtrati i detit në thellësi prej 1.500 metra.
XS
SM
MD
LG