Ndërlidhjet

Bolt e filloi sezonin me fitore



Kampioni olimpik dhe botëror në shtigje të shkurta, Usain Bolt ka fituar sot në garën në 200 metra në Shangai.

Bolt e përfundoi garën për 19.76 sekonda, para amerikanëve Anxhel Tejlor (20.34) dhe Rajan Bejli (20.43).

Sprinteri nga Jamajka e ka filluar mirë sezonin e sivjemë.

Të mërkurën, në qytetin Daego në Korenë e Jugut, Bolt e fitoi vendin e parë në garën në 100 metra me kohën prej 9.86 sekonda.
XS
SM
MD
LG