Ndërlidhjet

SHBA: Sinjale për mbështetje për Korenë Jugore


Uashingtoni ka sinjalizuar mbështetje të qartë për mbrojtjen e Koresë Jugore lidhur me akuzat se Koreja Veriore me torpedo e ka fundosur anijen e Koresë Jugore në mars, duke vrarë 46 marinarë.

Shtëpia e Bardhë tha se përgjegjja e Koresë Jugore, për t’i ndërprerë marrëdhëniet tregtare me Korenë Veriore dhe ndaljen e qasjes së anijeve nga ky vend në ujërat e Koresë Jugore, janë “në tërësi përkatëse”.

Presidenti amerikan, Barak Obama, poashtu ka urdhëruar rishqyrtim të politikës ushtarake të Shteteve të Bashkuara ndaj Phenianit, duke thënë se forcat amerikane do ta ndihmojnë Korenë Jugore “për zmbrapjen e agresionit të ardhshëm”.

Nga ana tjetër, presidenti i Koresë Jugore, Li Mjung-bak, tha se për rastin e fundosjes së anijes do të kërkoj diskutim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG