Ndërlidhjet

Australi: Dëbohet diplomati izraelit


Australia thotë se do ta dëboj një dilpomat izraelit, pasi është zbuluar se Izraeli kishte dorë në pasaportat e falsifikuar, të ndërlidhur me vrasjen e një lideri të lartë të Hamasit.

Ministri i jashtëm, Stiven Smith, i tha parlamentit se hetimi ka treguar se shërbimet e zbulimit të Izraelit kishin dorë në falsifikimin e pasaportave australianë, që janë përdorë nga të dyshuarit për vrasjen e militantit të Hamasit, Mahmud al-Mabhouh, në një hotel në Dubai, në janar të këtij viti.

Ministri Smith tha se Australia mbetet “mik i afërt” i Izraelit, por asnjë qeveri nuk mund të toleroj keqprdorimin e pasaportave të saj.

Britania e ka dëbuar një izraelit po për këtë çështje në muajin mars.

Izraeli as nuk e ka konfirmuar e as përgënjeshtruar involvimin në vrasjen në Dubai.
XS
SM
MD
LG