Ndërlidhjet

Islandë: Raportohet se vullkani është më pak aktiv


Raportohet se vullkani në Islandë është më pak aktiv. Zyra Meteorologjike e Islandës tha se avull ka dalur nga vullkani, por jo hiri.

Shkencëtarët thonë se aktivitetet sizmike ishin në rënie dhe se situata është afër asaj që ishte para fillimit të erupcionit, muajin e kaluar.

Vullkani në Islandë, shpërtheu më 14 prill për të parën herë gjatë dy shekujve, duke shkaktuar çrregullime të shumta në trafikun ajror në Evropë.
XS
SM
MD
LG