Ndërlidhjet

SHBA: Raketat u dërguan në Poloni, afër kufirit me Rusinë


Një zyrtar i Shteteve të Bashkuara tha se disa ushtarë dhe një bateri e raketave Patriot, kanë arritur në Poloni, për operacionet e trajnimit me trupat e Polonisë.

Në këtë mision përfshihet vendosja më e madhe e forcave amerikane në Poloni, prej se ky vend u anëtarësua në NATO.

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane, Endrju Pol, tha se bateria e raketave Patriot arriti në bazën Morag, në pjesën veriore të Polonisë, gjatë ditës së djeshme.

Vendi Morag është afro 60 kilometra nga enklava ruse, Kaliningrad.

Rusia ka shprehur shqetësim, që raketat amerikane vendosen kaq afër territorit të saj.
XS
SM
MD
LG