Ndërlidhjet

Peres mohon se i ka ofruar armë bërthamore Afrikës së Jugut



Zyra e presidentit të Izraelit Shimon Peres, tha sot se Peres kategorikisht e mohon raportin se i ka ofruar koka bërthamore Afrikës së Jugut në vitin 1975, kur ishte ministër i Mbrojtjes i Izraelit.

Zëdhënësja e Peresit, Ajelet Frish, tha se nuk ka patur “kurrë kurrfarë negociatash” për armë bërthamore ndërmjet Izraelit dhe Afrikës së Jugut.

Gazate britanike “Guardian” botoi sot ato që i quajti dokumenta të deklasifikuara të Afrikës së Jugut, të cilat tregojnë se Izraeli ka ofruar të shesë koka bërthamore ish regjimit të aparthejdit në Afrikën e Jugut.
XS
SM
MD
LG