Ndërlidhjet

ANEB konfirmon letrën e Iranit



Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) tha se ka pranuar njoftimin formal nga Irani mbi marrëveshjen për këmbimin e një pjese të uraniumit të pasuruar për karburant bërthamor.

Marrëveshja e cila u ndërmjetësua nga Turqia dhe Brazili, i bën thirrje Teheranit të dërgojë më shumë se gjysmën e sasisë së uraniumit në Turqi në këmbim për shufra të karburantit bërthamor.

Por propozimi nuk e përmbush kërkesën që Irani gjithashtu të obligohet t’i ndërpresë aktivitetet për pasurimin e uraniumit.

Agjencia tha se do t’ua kalojë letrën Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Rusisë për shqyrtim.

Uashingtoni e trajtoi marrëveshjen me skepticizëm dhe prezantoi në Këshillin e Sigurimit një draft-rezolutë për sanksione kundër Iranit.

Emisari iranian në agjencinë, Ali Asgar Soltanie, tha se vendimi i Iranit për të vazhduar pasurimin e uraniumit në nivele të larta “nuk është çështja”.

Ai tha se Teherani mund ta braktisë marrëveshjen për këmbimin e uraniumit nëse Këshilli i Sigurimit do të miratonte sanksione të reja.
XS
SM
MD
LG