Ndërlidhjet

Piter Feith për vizitë në SHBA



Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar Pieter Feith filloi sot një vizitë katër ditore në Shtetet e Bashkuara.

Feith do t'i njoftojë zyrtarët amerikanë për mandatin e zyrës së ICO-së në Kosovë, si dhe do të mbajë një fjalim në Institutin për Paqe të Shteteve të Bashkuara.

"U jam mirënjohës SHBA-ve për përkrahjen e fuqishme e të vazhdueshme që i kanë dhënë popullit të Kosovës, përfshirë punës së Zyrës Civile Ndërkombëtare. Populli dhe Qeveria e Kosovës janë të përkushtuar në ecjen drejt strukturave evropiane dhe atlantike. Sfida e tashme është që të sigurohet se qeverisja më e mirë, respektimi i të drejtave, veçanërisht të komuniteteve joshumicë, të bëhen tipare të palëkundura e të pakthyeshme të Republikës së Kosovës", ka thënë Feith.
XS
SM
MD
LG