Ndërlidhjet

Poloni: Vërshimet më të mëdha në dekada



Disa pjesë të Polonisë janë përmbytur nga vërshimet më të mëdha në dekadat e fundit, ndërsa kryebashkiaku i Varshavës i paralajmëroi banorët pranë lumit Vistula se shtëpitë mund t’u përmbyten së shpejti.

Varshava ia doli të shmangë përmbytjet e mëdha gjatë fundjavës në saje të punë së pandalur të ekipeve të shpëtimit, të cilët vendosën barriera përgjatë brigjeve të lumit, dhe i evakuan njerëzit e rrezikuar nga rritja e nivelit të ujit.

Zyrtarët thanë se të paktën 15 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet deri tash.
XS
SM
MD
LG