Ndërlidhjet

FMN: Spanja të bëjë reforma urgjente



Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri thirrje për reforma urgjente në tregun e punës dhe sistemin bankar në Spanjë, në kohën kur qeveria socialiste po përpiqet të përballet me deficitin e shkaktuar nga kriza e borxheve.

Në raportin vjetor, FMN-ja tha se pas konsultimeve me qeverinë “ekonomia e Spanjës ka nevojë për reforma të thella dhe gjithëpërfshirëse” si dhe masa të kursimit.

FMN-ja i përshkroi sfidat e Spanjës si “të rënda”.

Në fillim të muajit, Greqia mori 110 miliardë euro ndihma nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për të shpëtuar nga falimentimi.
XS
SM
MD
LG