Ndërlidhjet

Taksin Shinuatra kthehet në Mal të Zi



Ish kryeministri në arrati i Tajlandës, Taksin Shinuatra, është kthyer në Mal të Zi së bashku me familjen e tij. Lajmi bëhet i ditur nga një burim i afërt i Taksin.

Ky i fundit në mars ka marrë nënshtetësinë malazeze, derisa qeveria në Podgoricë ka deklaruar se ai është i përfshirë në “projekte shumë të rëndësishme për Malin e Zi”.

Mali i Zi nuk lejon dërgimin e qytetarëve të vetë para drejtësisë së vendeve të tjera. Taksin Shinuatra akuzohet nga qeveria e Tajlandës për korrupsion dhe kërkohet nga drejtësia e vendit të tij.
XS
SM
MD
LG