Ndërlidhjet

Londër: Mbretëresha Elizabetë II e hap Parlamentin



Mbretëresha Elizabetë II tha se prioriteti i qeverisë së re të koalicionit do të jetë reduktimi i deficitit dhe rivendosja e rritjes ekonomike.

Me atë që njihet si Fjalimi i Mbretëreshës, monarku britanik e hapi formalisht në mënyrë tradicionale sesionin e ri parlamentar, duke i nënvizuar planet e qeverisë së re për kufizime buxhetore.

Kjo është qeveria e parë e koalicionit në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore, u krijua nga marrëveshja mes Partisë Konservatore dhe Liberal Demokratëve pas zgjedhjeve të cilat nuk prodhuan fitues absolut.

Ulja e deficitit buxhetor prej 235 miliarda dollarë është një nga përparësitë e qeverisë së kryeministrit Dejvid Kamerun.
XS
SM
MD
LG