Ndërlidhjet

Zjarr në objektet e doganës afër Zubin Potokut



Një zjarr është raportuar mëngjesin e sotëm në objektin e shoqatave të sigurimeve të Kosovës dhe të një kontejneri për shërbime të shpedicionit, në pikën kufitare të portës 31, në Bërnjak, të Zubin Potokut.

Zjarri ka shkaktuar dëme materiale në objektet shoqatës së sigurimeve dhe të shërbimeve të shpedicionit, ndërsa një punonjëse e shoqatës së sigurimeve, një 21 vjeçare, e përkatësisë etnike serbe, ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Hetuesit kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa shkaktari i zjarrit ende nuk është papërcaktuar.
XS
SM
MD
LG