Ndërlidhjet

Klinton: Irani të jetë transparent



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton i bëri thirrje Iranit që të jetë transparent për marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Brazili dhe Turqia, në mënyrë që Republika Islamike të shmangë sanksionet e reja.

Klinton tha se marrëveshja që uraniumi i pasuruar të këmbehet për karburant bërthamor nuk i eliminon shqetësimet e Perëndimit se vendi synon të zhvillojë armë bërthamore, dhe nuk u jep “përgjigje shqetësimeve të bashkësisë ndërkombëtare”.

Një ditë pasi u arrit marrëveshja në Teheran javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara e lëshuan në qarkullim një projekt rezolutë në Kombet e Bashkuara për sanksione të reja kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG