Ndërlidhjet

Varshavë: Në kabinën e pilotit ka qenë kreu i aviacionit



Komandanti i forcave ajrore të Polonisë, gjenerali Andzhej Blashik, ka qenë në kabinën e pilotit të aeroplanit Tu-154 të presidentit Leh Kazinski, i cili u rrëzua në 10 prill në Smolensk të Rusisë.

Prania e gjeneralit në kabinë i ka forcuar dyshimet e hetimeve se pilotët ushtarakë mund të kenë qenë nën presion për të ateruar në kushtet të papërshtatshme të motit, ka thënë për mediat polake përfaqësuesi i Polonisë në komisionin hetues, Edmund Klih.

Deklarata e tij sot është kritikuar ashpër nga ministri i Drejtësisë, Kshishtof Kvjatovski.

Kontrollorët në aeroportin enë Smolensk ua kishin bërë të qartë pilotëve se kushtet e motit nuk lejojnë aterimin, dhe të fluturojnë në aeroportin rezervë.
XS
SM
MD
LG