Ndërlidhjet

Raportet: Lindje e Mesme pa armë bërthamore



Raportohet se projekt dokumenti i prezantuar në konferencën për Mospërhapjen e Armatimit Bërthamor, u bën thirrje vendeve të Lindjes së Mesme që të krijojnë rajonin pa armë bërthamore.

Diplomatët thonë se në bazë të propozimit, Irani dhe Izraeli do të duhej të jenë në mesin e vendeve, të cilat pritet të takohen deri në vitin 2012 për t'i nisur negociatat që rajoni i Lindjes së Mesme të jetë pa armë bërthamore, biologjike apo kimike.

Raportet thonë se drafti nuk e përmend shkeljen e marrëveshjes nga ana e Iranit, me gjasë për shkak të kërcënimeve të Teheranit për t'i vënë veto dokumentit.
XS
SM
MD
LG