Ndërlidhjet

Japoni: Sony thotë se e ka zhvilluar ekranin elastik


Gjiganti elektronik japonez, Sony, ka shpallur sot se e ka zhvilluar prototipin e “parë botëror” të video-ekranit elastik me ngjyra, një ekran i vogël, që mund të mbështillet rreth lapsit.

Ekrani përbëhet nga një material tejet i hollë elastik i mbuluar me gjysmëpërçues organik, që potencialisht tregon për të ardhme elastike të pajisjeve mobile, televizionit, gazetave dhe revistave elektronike.

Sony tha se prototipin e këtij ekrani do ta paraqes gjatë ditës së nesërme, në një ekspozitë në Sietël të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG