Ndërlidhjet

Sarajevë: Pjesëmarrje e gjërë në samitin BE-Ballkani


Në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, që i kushtohet perspektivës evropiane të rajonit, në Sarajevë më 2 qershor, do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Turqisë, ka njoftuar sot Ministria e jashtme e Bosnjë Hercegovinës.

Në njoftim, megjithatë nuk thuhet se kush merr pjesë nga vendet e Ballkanit Perlëndimor.

Por, sipas raportit të gazetës sarajevase, Dnevni Avaz, në mbledhje pritet të marrin pjesë të gjithë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit: pra Kroacia, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina.
XS
SM
MD
LG