Ndërlidhjet

Cvetkoviq: Serbia vazhdon ta kërkoj Mlladiqin


Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviq, tha se Serbia vazhdon ta kërkoj të akuzuarin për krime lufte, Ratko Mlladiq, edhe nëse ai është shpallur juridikisht i vdekur, siç pretendon familja e tij.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për gazetarë në Lubjanë, ku gjendet për vizitë, një ditë pasi një gazetë serbe raportoi se avokatët e familjes Mlladiq, po e përgatisin kërkesën për gjykatat e Serbisë, për ta deklaruar atë të vdekur në bazë të fakteve se ai ishte dobët me shëndet dhe nuk është parë me vite.

Ratko Mlladiq, ish komandant ushtarak i serbëve të Bosnjës, gjatë luftës në periudhën 1992-1995, ishte në ikje prej se u akuzua për gjenocid nga Tribunali i Hagës për krime të luftës, në vitin 1995.
XS
SM
MD
LG