Ndërlidhjet

Tiranë: Të dërguarit e BE-së i nisën takimet me liderët


Delegacioni i të dërguarve të Bashkimit Evropian mbrëmë i ka mbajtur takimet e para me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe me liderin e Partisë Socialiste opozitare, Edi Rama. Aktualisht nuk ka informacione lidhur me përmbajtjen e takimeve.

Ekipi i Bashkimit Evropian arriti në Shqipëri, pas bisedimeve pa rezultat, që u mbajtën në Strasburg.

Pas këtij takimi, shefja e politikës së jashtme e Bashkimit Evropian, Ketrin Eshton, tha se ishte “seriozisht e shqetësuar” për situatën politike në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG